Seanca e sotme është përfshirë në debate mes opozitës dhe ministrave të qeverisë të cilat të pranishme në Kuvend.
Një e tillë nuk ka munguar as mes deputeti të PD, Saimir Korreshi dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.
Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar u shoqërua nga debate të ashpra. Mazhoranca socialiste futi në rendin e ditës projektligjin për Akademinë e Shkencave, që zgjat mandatin e kryetarit Skënder Gjinushi, ndonëse nuk ishin respektuar afatet kohore nga miratimi në komisione.
Nga ana tjetër, deputetët e shumicës refuzuan dy kërkesat e opozitës për interpelance me Kryeministrin Rama dhe për mocion me debat, në lidhje me aferën e inceneratorëve. Kjo bëri që demokratët të mos lejonin vijimin e punës sipas rendit të përcaktuar.
Seanca u ndërpre për 30 minuta, pasi socialistët pranuan të shqyrtojnë kërkesën e bërë nga opozita për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve. Ata kërkojnë të diskutohet aty kërkesa e tyre për zhvillimin e një interpelance dhe një mocioni me debat në lidhje me zhvillimet e fundit për çështjen e inceneratorëve. Por edhe për heqjen nga rendi i ditës së ligjit për Akademinë e Shkencave.
Para këtij vendimi, për më shumë se 30 minuta, seanca u shoqërua me debate të shumta. Deputetët e opozitës u mblodhën rreth foltores dhe kjo solli futjen në sallë e disa prej efektivëve të Gardës së Republikës.



Lini një Përgjigje