TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 12:23

Plas sërish në Kuvend, Bardhi: Rama dje u kap në vjedhje nga BE, të vijë këtu për skandalet!

Shkruar nga Pamfleti
Plas sërish në Kuvend, Bardhi: Rama dje u kap në vjedhje nga BE,

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kthehet nga plazhi dhe të japë llogari në Kuvend për skandalet.

Sipas tij këto skandale kanë përfshirë qeverinë nga Tirana në Bruksel.

Kreu i qeverisë reagoi pak më herët nga rrjetet sociale për Kosovën, por këtu Bardhi i tha se Prishtinës ka kush i del zot.

“Kosovës ka kush i del zot, ku vetëm sa ka prishur punë duke u bërë zëdhënësi i Serbisë. Të vijë të japë llogari për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, pse i paguan mafiozët e inceneratorëve dhe së treti pezullimin e fondeve të bujqësisë.

Zonjë (i drejtohet Frida Krifcës) ke kujdes çfarë flet, bëhet fjalë për periudhën kur ju keni drejtuar AZHBR-në. Por nuk është përgjegjësi e juaja, por atij që ju ka vendosur ju aty. Thirreni se më thonë që ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horlliqet” tha ai.

 

gazment bardhi rama kuvend

Lini një Përgjigje