TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 12:35

Opozita i bie tavolinave, Spiropali: S’ka urgjencë për debat për inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

Opozita i bie tavolinave, Spiropali: S’ka urgjencë për debat

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar që garda të largohet nga Foltorja, megjithëse kjo e fundit është uzurpuar nga deputetët e opozitës.

Spiropali tha se garda mund të largohet pasi nuk kanë frikë, ndërsa opozita kryesisht deputetja Albana Vokshi dhe Flamur Noka godisnin foltoren duke krijuar zhurmë.

"Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Ne skemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra.

Dhe prit se është shumë e bukur, ju në kërkesën me mocion thoni të flasin të parët deputetët iniciues të mocionit me debat. Tani sapo panë ato të tjerët që deputetët e Foltores duan të flasin të parin, kërkuan me urgjencë interpelancë, pra urgjencën këtu e keni mes njëri tjetrit.", tha Spiropali.

opozita spiropali inceneratoret

Lini një Përgjigje