TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2023, 10:37

Kontratat strategjike dhe shteti në dorën e 1 “strategu”

Shkruar nga Pamfleti
Kontratat strategjike dhe shteti në dorën e 1 “strategu”
Perandori /

 Kundërshtia që Babloku i bëri para 10 ditësh SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLP-së, KLGJ-së e ILD-së për shtim fondesh; dhe miratimi ditën e premte, tregon se ai bën çfarë të dojë edhe me drejtësinë e re, për të cilën vendos se kur do t’u rriten pagat, numri i punonjësve, kur do t’u jepen zyra e blihen pajisje pune…

Duke përfshirë koncesionet dhe PPP-të, që Babloku ka planifikuar e deklaruar se do jap gjatë vitit 2024, në total bëhen 165 të tilla; ndërsa kontratat “Insvestitor Strategjik”, deri tani janë 210 e nuk dihet sa të tjera do jepen, mbasi këtë e di vetëm “Zeusi” i Shqipërisë.

Dihet vetëm një gjë: PPP-të e koncesionet në shëndetësi, landfille, Porte Detare, arsim, transport, rrugë, energji e miniera që po vazhdojnë akoma, deri tani kanë zhvatur afro 8 miliardë Euro, duke mos paguar asnjë taksë e asnjë qindrakë fitim në shtet.

Ndërsa kontratat “Investitor strategjik”, përveç 15 miliardë Euro toka, troje, pyje e plazhe, kanë zhvatur edhe afro 3 miliardë Euro fonde shtetërore për investime në ujësjellës, energji e rrugë në resortet dhe HEC-et e tyre  private, të akorduara për oligarkët.

Për të gjitha këto fonde e pasuri që i janë dhuruar privatëve, ka vendosur vetëm 1 person: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, por firmat i kanë hedhur “bedelët” zv/kryeministra, ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë e kryebashkiakë.

Ndërsa shqiptarët që paguajnë 6 miliardë Euro taksa në vit, nuk janë pyetur, sikur nuk janë gjallë e në fakt po qëndrojnë si “mumje” duke mos reaguar, ose largohen përfundimisht nga Shqipëria.

Ndaj po vazhdon të ndodh, që për çdo ligj në parlament; rritje page, marrëveshje me të huajt, shpenzim fondesh, hartim buxheti, pranim refugjatësh, dhurim tokash, pyjesh, malesh, trojesh, leje për kulla e resorte, hapësira detare, objekte shtetërore, shërbime publike e gjithçka që jepet me PPP dhe koncesione, vendos vetëm një person: Edi Rama me pushtet perandori.

Çdo kontratë strategjike “1 Euro”, jepet vetëm nga Edi Rama dhe vetëm aq sa sipërfaqe toke, pylli, plazhi, deti, mali e fushe vendos ai e kur të dojë ai, pa pyeturr askënd, duke shkelur ligjet e shpërfillur drejtësinë.

Megjithëse ka parlament, qeveri, agjenci koncesionesh, agjenci prokurimesh, komision pronash, pronarë, agjenci privatizimesh, pushtet lokal e dhjetëra intitucione shtetërore, Edi Rama ia jep atij oligarku, qeveritari, politikani, trafikanti, këngëtari, aktori, shoku, miku e “konkubine” që dëshiron dhe në cilën zonë të dojë ai.

P.sh., kundërshtimi që Babloku, i bëri para 10 ditësh SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLP-së, KLGJ-së e ILD-së për shtim fondesh; dhe miratimi ditën e premte, tregon se ai bën çfarë të dojë edhe me drejtësinë e re, për të cilën vendos se kur do t’u rriten pagat, numri i punonjësve, kur do t’u jepen zyra e blihen pajisje pune.

Kështu ndodh, kur qeveria, parlamenti, pasuritë, PPP, koncesionet, kontratat strategjike dhe krejt shteti janë në dorën e 1 “strategu”, i cili bën si ti dojë qejfi me fatet e këtij vendi e populli./Pamfleti

kontratat strategjike strategu edi rama

Lini një Përgjigje