
Deputeti demokrat, Luan Baçi deklaroi se mazhoranca ka shkelur me të dy këmbët ligjin, në momentin që ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për komisione hetimore.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se përveç mungesës së dëshirës, nuk ka pasur asnjë arsye për refuzimin e komisioneve.
“Këta duhet të japin llogari përpara opinionit publik, qytetarëve, çdo ligji dhe rregulloreje pse e kanë bllokuar deri tani, pa pasur asnjë lloj fakti dhe argumenti si ta kundërshtojnë. Rregullorja e përcakton, 35 deputetë po të firmosin komisioni hetimor parlamentar duhet të ngrihet menjëherë nga Kuvendi”, u shpreh Baçi.
Lini një Përgjigje