ILDKP është një nga organet më inekzistente vitet e fundit. Pasi edhe pse ka për detyrë të hetojë pasuritë e pushtetarëve, ka rënë në heshtje. Megjithatë ky institucion merr miliona. Skandali është se do jepen 60 mln lekë që inspektorët të blejnë makina...
Mazhoranca ka miratuar në komisione buxhetin e ri 2024, buxhet i cili duket se do të sjellë shumë fonde për institucionet e pavarura. PS është treguar dorëlëshuar ndaj të gjitha kërkesave që i kanë ardhur, duke plotësuar thuajse çdo lloj teke.
“Pamfleti” ka siguruar raportin e Komisionit të Ligjeve për Buxhetin 2024, ku kërkohet nga Komisioni i Ekonomisë të rritet ndjeshëm buxheti për ILDKP, SPAK, KLGJ, KLP, organet e vetingut dhe Kushtetuesen.
ILDKP është një nga organet më inekzistente vitet e fundit. Pasi edhe pse ka për detyrë të hetojë pasuritë e pushtetarëve, ka rënë në heshtje. Megjithatë ky institucion merr miliona. Skandali është se do jepen 60 mln lekë që inspektorët të blejnë makina.
“Komisioni vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës, miratimin e shtesave të përllogaritura në total në vlerën 21.5 milion lekë, nga të cilat: 500 mijë lekë shtesë në zërin e transferimeve korrente për oganizata ndërkombëtare si kuotë vjetore për tu paguar në Rjetin Europian të Shërbimeve të Inspektimit; 21 milion lekë shtesë në zërin e shpenzimeve për investime, nga të cilat: 12 milion lekë shtesë në zërin e investimeve për mbulimin e kostove shtesë të punimeve sipas preventivit të projektit të rishikuar të rikonstruksionit të godinës; 3 milion lekë shtesë në zërin e investimeve për furnizim të pajisjeve të dhomës së serverave pas rikonstruksionit; 6 milion lekë shtesë në zërin e investimeve për blerjen e automjeteve shtesë në dispozicion të inspektorëve”, thuhet në raport.
Gjykata Kushtetuese është një organ tjetër që PS kërkoi ta joshte me rritje pagash. Por ligji u bllokua nga opozita dhe PS duket se ka vendosur të ndërhyjë me forma të tjera.
“Në përfundim të diskutimeve për këtë institucion, Komisioni vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës miratimin e shtesës së 6 punonjësve shtesë dhe fonde shtesë në zërat e projektbuxhetit 2024, të përllogaritura në vlerën 35 milion lekë, nga të cilat: 12 milion lekë shtesë në zërin e shpenzimeve për paga dhe kontribute për përballimin e kostove shtesë të 6 punonjësve. 12 milion lekë shtesë në zërin e shpenzimeve për mallra dhe investime për akomodimin e gjitha nevojave të shtuara si pasojë e numrit të shtuar të çështjeve të shqyrtuara nga kjo Gjykatë si dhe për organizimin e mbledhjes së radhës së Byrosë të Shoqatës së Gjykatës Kushtetuese Frankofone. 11 milion lekë shtesë në zërin e investimeve, për realizimin e investimeve si mbrojta ndaj zjarrit, pajisje zyre, informatizim i veprimtarisë, bibliotekë e pasuruar dhe rikonstruksioni i godinës”, thuhet më tej.
Padyshim fonde do të ketë dhe për SPAK, organ i cili nuk ka toleruar këto kohë as socialistët: “Komisioni vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës miratimin e shtesave të përllogaritura në vlerën 320 milion lekë shtesë, nga të cilat: 20 milion lekë në zërin e shpenzimeve për mallra dhe shërbime dhe 300 milion lekë shtesë në zërin e investimeve, duke alokuar për këtë vit të gjitha vlerat e parashikuara në PBA për këtë zë, për vitet 2025 dhe 2026”.
Mazhoranca ka kërkuar fonde dhe për Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit, i cili merr miliona por duket se nuk jep asnjë rezultat. U fol me bujë se do hapen dosjet e sigurimit, por u harrua çdo gjë. “Në përfundim të diskutimeve, Komisioni vendosi ti propozojë komisionit përgjegjës miratimin e shtesës në zërin e shpenzimeve për investime në vlerën 13.8 milion lekë për të cilat nevojiten për blerjen e rafteve për kartotekën, blerjen dhe instalimin e impjantit hidrik të mbrojtjes kundër zjarrit, përshtatjen e mjediseve për zyra, instalim sistemi sallë mbledhje dhe sallë studimi”, thekson Komisioni i Ligjeve.
Fonde janë propozuar edhe për organet e vetingut, për KLGJ KLP, KQZ dhe shumë institucione të tjera. Mbetet të shihet nëse Komisioni i Ekonomisë i ka pranuar apo jo të gjitha propozimet, pasi është ai që firmos në fund. /Pamfleti
Lini një Përgjigje