
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar online nen për nen projektbuxhetin e vitit 2024.
Miratimi me ndryshimet i kalon Parlamentit për votimin final në seancën e datës 7 Dhjetor.
Rreth 7 miliardë euro është parashikuar buxheti i vitit që vjen, ose rreth 300 milionë euro më shumë se ky vit.
Në mbledhjen e sotme janë rrëzuar të gjitha kërkesat e PD, konkretisht amendamentet që paraqiti opozita e vulës. Në komision ishin të pranishëm vetëm socialistët.
Demokratët e bojkotuan. Në parim buxheti kaloi pak ditë më parë në një seancë që zgjati vetëm 5 minuta.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, dhe Drejtoria e Burgjeve kanë marrë më shumë fonde shtesë, gati 50% të buxhetit që u ishte caktuar. Ndërkohë për Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike u shtuan 320 milionë lekë për të rritur sigurinë kibernetike.
Pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë pr/buxheti kalon për tu votuar në parlament.
Siç mësohet nga relacioni i projektbuxhetit 2024, pjesën më të madhe të financimit do të marrin investimet publike me 128,5 miliardë lekë (1,2 miliardë.
Fondi shtesë për rritjen e pagave është 11 miliardë lekë rreth 100 milionë euro. Sektori publik ka rreth 184 mijë të punonjes nga të cilat rreth 84 mijë janë administratës dhe pjesa tjetër janë punonjës në shërbimet bazë të sektorit publik, arsim, shëndetësi dhe polici dhe nëse përdoret vetëm për punonjësit e shënimeve publike, pagat rriten me një mesatare 9 mijë lekë në muaj.
Qeveria anuloi planin për një rritje pagash në dhjetor siç e kishte planifikuar në një nga dokumentet e saj për reformimin e administratës publike.
Lini një Përgjigje