Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë për shtyp se “bosi i sterlizimit” është kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, koka e Meduzës e vjedhjes dhe krimit është vetëm Rama, jo Ilir Beqaj.
'Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet hetimore parlamentare për sterilizimin, sepse ai është bosi i sterilizimit. Kurrë një ministër nuk mund të nxirrte kryeministrin e vendit me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah për të mashtruar publikisht shqiptarët se ja si operoheshin ju, para se muratori im të merrte sterilizimin e veglave të kirurgjisë.
Në këtë rast, Beqaj është thjesht një Lefter Kokë, kurse koka e Meduzës e vjedhjes dhe e krimit është Edi Rama. Edi Rama nuk pranon dot komisionin hetimor parlamentar për check-upin që e ka bashkëshortja e kushëririt, që regjistron në seri shpirtra të vdekur si në defteret e Çiçikovit për të vjedhur dhe mbushur xhepat me miliona euro. Edi Rama nuk mund të pranojë hetimin e plaçkitjes së pronave të qytetarëve shqiptarë me të ashtuquajturat investitorë strategjikë sepse është vetë një nga makutërit, një nga plaçkitësit më të mëdhenj të këtyre pronave. Po bllokon negociatat, siç i ka bllokuar për 10 vite me radhë, i bllokon edhe tani vetëm e vetëm pse Beleri është një lloj Bollanoje që nuk lejon që mafia e Edi Ramës dhe pushtetit të pushtojë brigjet dhe tokat e banorëve të bregut. Nuk lejon.
Këtu është gjithë problemi, ndaj dhe ai nuk pranon hetimin. Qytetarë, do thoni ju fjalën tuaj. Sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari. Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari. Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile. Parlamenti është bër shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk.', tha Berisha.
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i ikjes jashtë vendit’ për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit.
Sipas GJKKO prokuroria duhet të kishte kërkuar masë më të rëndë sigurie, pasi duke pasur parasysh rrethanat e fakti dhe vijon të jetë në poste të larta shtetërore.
GJKKO thotë se Ilir Beqaj rezulton personi kyç në kryerjen e procedurave dhe nuk lë pa përmendur duke cituar bazën ligjore përkatëse, se për këto vepra lënia me masë sigurie më të butë se arresti në burg rrezikon prishjen e hetimeve apo shmangien e ballafaqimit me drejtësinë.
Për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ për të cilën Beqaj është nën akuzë ligji parashikon një dënim deri në 7 vjet burgim, gjë që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në vendim GJKKO thotë se duke pasur parasysh rrezikun e dënimit është e domosdoshme që të ketë një masë sigurie ndaj tij.
Lini një Përgjigje