
Analisti Andi Bushati replikoi me analistin Preç Zogaj për hetimin e Fredi Belerit se ka blerë vota për zgjedhjet vendore të 14 majit në Himarë. Bushati u shpreh se ata prokurorë që hetojnë këtë dosje, kanë degdisur në prokurorinë e Dibrës dosjen e vjedhjes së votave ku, sipas përgjimeve, implikohet treçereku i qeverisë.
“Ia kam lexuar me endje librat deri në fund Preçit, ky ma ka lënë përgjysëm shkrimin... Një pjesë fondamentale e librave të Preçit, është për mbrojtjen e votës. Nga vota nis e gjitha.
Tani, ky SPAK u bë për të hapur një periudhë të re. Çfarë bën SPAK? Një dosje të dyshuar, si dosja e Dibrës ku kemi manipulim shtetëror për zgjedhjeve, e degdis në Peshkopi dhe merret me vjedhjet e Belerit. Nëse ka një gjë fondamentale kjo shoqëri, SPAK deri tani nuk i ka dhënë përgjigje kësaj pike themelore të demokracisë shqiptare. Kur merr urdhër për Belerin e bën. Po kur degdis dosjen, ku del treçereku i qeverisë.,… Të paktën të kishin bole dhe ta hetonin, por jo nuk e bëjnë. Nuk është sasia e goditjes së të paprekshmëve, por cilësia e gjykimit dhe aty janë bërrnut.
Unë nuk kam ardhur vetëm si vëzhgues. I kam parë këta legena kur dolën të dhënat e 900 mijë shqiptarëve dhe na pyesnin mua me Shkullakun, por iu shkonte shtatë të pyesnin ata të partisë. Po të kenë guxim, të merren me zgjedhjet e Dibrës. Makinerinë e manipulimit të votave, nuk merren”-u shpreh Bushati në “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje