TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 16:44

Kodi i ri Penal, Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan dhe cigare elektronike të miturve!

Shkruar nga Pamfleti
Kodi i ri Penal, Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u
Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ka propozuar ashpërsimin e dënimit  në Kodin Penal për ata që u shesin duhan ose cigare elektronike të miturve.

Sipas amendamentit të Braçes, shitja e duhanit dhe cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç kur më parë ndaj personit janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.

“Kur nga kjo vjen dëmtimi i rëndë i shëndetit të të miturit, dënimi të jetë nga 4 deri në 8 vjet burgim, ndërsa kur kjo sjell si pasojë vdekjen e të miturit, dënimi duhet të jetë nga 8 deri në 16 vjet burgim.”, propozon Braçe.

Këto propozime do të votohen në fund të seancës plenare kur të miratohen ndryshimet në Kodin Penal.

erion braçe kuvend kodi i ri penal

1 Komente

  1. R
    Roku

    Populizem puro! Ja hedhim fajim atyre qe e shesin nderkohe qe problem eshte braktisja eshte familjare sikurse edhe mos-egzistenca e sherbimeve sociale shteterore..Burg per kete e per ate, na merziten keta qelbesira..

    Lini një Përgjigje