TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 15:30

Kush e solli antisemitizmin në Shqipëri?

Shkruar nga Pamfleti
Kush e solli antisemitizmin në Shqipëri?
Foto Ilustruese /

Nga shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit te glorifikimi i Hamasit në disa media; si po tentohet të mbillet një frymë që nuk ka rrënjë në shoqërinë shqiptare...

Shqipëria nuk ka pasur kurrë histori urrejtjeje ndaj hebrenjve, as gjatë pushtimit nazist dhe as në periudhën e regjimit komunist, pavarësisht retorikës zyrtare antizioniste të Enver Hoxhës. Hebrenjtë jetuan dhe kontribuan në shoqërinë shqiptare, ndërsa pas rënies së komunizmit Izraeli njohu zyrtarisht rolin e shqiptarëve në shpëtimin e tyre. Antisemitizmi që shfaqet sot në disa media nuk buron nga realiteti shqiptar, por nga ideologji të importuara dhe interesa propagandistike të jashtme. Pyetja që mbetet është pse këto zëra gjejnë hapësirë në ekrane kombëtare, duke rrezikuar të helmojnë një shoqëri që historikisht ka ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe respekti me hebrenjtë.

Shqipëria është një vend që kurrë nuk ka pasur një frymë urrejtjeje ndaj hebrenjve, siç po shfaqet prej vitesh në opinionin mediatik dhe politik në vend.

Kjo nuk ka ndodhur as në kohën kur Shqipëria ishte e pushtuar nga nazistët, të cilët synonin zhdukjen e hebrenjve, e as gjatë regjimit të Enver Hoxhës, i cili ishte patologjikisht kundër Izraelit dhe atyre që ai i quante sionistë.

Në Shqipëri, gjatë komunizmit, qëndruan mjaft familje hebreje, të cilat dhanë kontribut të rëndësishëm në shoqëri dhe kulturë. Një nga emrat më të njohur është Robert Shvarc, i cili solli në shqip shumë nga perlat e letërsisë klasike botërore, duke sjellë pak dritë dhe pak liri në një regjim diktatorial si ai i Enver Hoxhës.

Sado që Enver Hoxha nuk i kursente sulmet verbale ndaj izraelitëve dhe hebrenjve, duke trajnuar edhe militantë të Arafatit për akte terroriste kundër Izraelit, shqiptarët donin më shumë Robert Shvarcin, i cili u sillte ajkën e letërsisë botërore në gjuhën shqipe.

Pra, duhet thënë se, edhe pse regjimi komunist ishte hapur antihebre dhe antizionist, shqiptarët nuk e përqafuan kurrë këtë frymë në gjuhën dhe sjelljen e tyre.

Sot, në Ditën e Kujtesës së Holokaustit, ku shqiptarët kanë vendin e tyre të nderit edhe në Muzeun e Shoas, duhet theksuar se ky vlerësim dhe kjo njohje erdhën pas rënies së komunizmit.

Izraeli nuk i harroi shpëtimtarët e hebrenjve. I kishte të regjistruar në kujtesë dhe në ndërgjegje dhe, sapo ra sistemi, erdhi, i takoi dhe u dha nderin e merituar.

Por, për fat të keq, pas rënies së sistemit komunist, si pasojë e infiltrimit të islamit radikal, edhe në Shqipëri u instalua një gjuhë e çartur antisemite, e cila prej vitesh shfaqet hapur në disa televizione kombëtare. Persona të lidhur qartazi me segmente të kësaj propagande flasin për “çifutë”, “çifutëri botërore”, shkatërrim të Izraelit dhe glorifikim të Hamasit, duke tentuar të mbjellin antisemitizëm si ideologji.

Në realitet, kjo frymë nuk ka sesi të zërë rrënjë në një vend që me hebrenjtë nuk ka pasur kurrë probleme, armiqësi apo konflikte. Përkundrazi, ka pasur vetëm miqësi dhe mirëkuptim.

Gjatë kohës së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, ishin hebrenjtë e SHBA-së, Europës dhe Izraelit që dolën hapur kundër Milosheviçit. Duke nisur nga nobelisti Elie Wiesel, këshilltar i Presidentit Clinton, i cili e krahasoi spastrimin etnik të shqiptarëve me Shoan, e deri te Madeleine Albright, James Rubin, gjenerali Clark dhe shumë të tjerë që u vunë përkrah rezistencës shqiptare.

Sot, antisemitizmi që shfaqet hapur në disa media shqiptare nuk është gjë tjetër veçse një mercenarizëm i pështirë. Është e qartë se nga nxitet dhe pse shërben, por nuk ngjit.

Pyetja reale është pse qarqe të rëndësishme mediatike i japin hapësirë këtyre mercenarëve. Ky është problemi që kërkon përgjigje dhe debat publik, sepse në fund të fundit nuk mund të pranojmë një infeksion ideologjik të importuar, që synon të na sëmurë një shoqëri që historikisht ka qenë e shëndetshme në raport me hebrenjtë dhe Izraelin./Pamfleti

 

antisemitizmi shqipëria

4 Komente

  1. u
    uns

    Ne shqipri ska as antisemitizem e as prosemitizem. Ashtu sic nuk ishim antifashiste apo antikominste ne vitet 30, pasi nuk i kuptonim. Ne shqiperi ka njerzillek, pasi njerzit gjykojne veprimet dhe individed jo ideologjite. S hpetuam hebrenjte se ishin njerez, jo se ishim prosemite. Shajne Izraelin per aktet gjenocidale ne Gaza, dhe ta thuash nuk eshte antisemitizem, por nje e verte si dielli qe shohim perdite.

    1. T
      Tironsi

      Kur ti sheh ne TV si therren femijet ne Gaza, si vidhen shtetet e varfera nga org si ajo e Sorrosit. Si mbahen ne pushtet politikane te korruptuar- respekti per Sionistet shuhet. Popujt mund ti shtypesh me dhume por nuk jane budallenj

      1. S
        Sebastian Nika

        Ne si popull i vuajtur i kemi mbrojtur dhe kemi vepruar si duhet por me aq sa vite jetë që kemi por dhe nga prindërit apo gjyshërit kurrë s’kemi dëgjuar të flitet mirë për ta aq sa na ke ngel në zhargonin tonë akoma një lloj sharje “çifut” . Ndërsa sot duke u informuar më shumë e kuptojmë se çfarë kanë në dorë të bëjnë me të gjithë botën dhe krimet prej dekadash mbi gratë e fëmijët palestinez ka lindur një lloj urrejtje mbarëbotërore dhe jo vetëm shqiptare

        1. C
          Cifut Izraeliti

          Prej nga vjen ti Pamfleti??! A mos ishe ne Orbite keto 3,4…..shume vjet para kur KOLONET PUSHTUES Izraelit zaptonin pa pushim tokat,shtepite dhe gjitha pasurite e Palestinezeve,eahh…??!! Dhe me ne fund CIFUTET u kthyen ne NAZISTE. Netanjahu=Hitler

          Lini një Përgjigje