TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 13:55

“Lapanjosët”, Balla sherr me Bardhin: Lëri dënglat, ke bërë kallëzim për Këlliçin, Spahon dhe kongresin madhështor

Shkruar nga Pamfleti
“Lapanjosët”, Balla sherr me Bardhin: Lëri dënglat,
Gazment Bardhi dhe Taulant Balla

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, dhe Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, u përfshinë në një debat në sallën e Kuvendit lidhur me reagimin e Policisë gjatë protestës së 24 janarit.

Balla kërkoi që PD të distancohet nga dhuna dhe të përballet me drejtësinë, ndërsa i kujtoi Gazment Bardhit se ka kallëzuar penalisht atë që ka sot nënkryetar të Grupit Parlamentar. Por Bardhi ka reaguar nga vendi duke e konsideruar Ballën një ushtar të Suel Çelës, ndërsa si pasojë e ndërhyrjeve të njëpasnjëshme, është ndërprerë seanca.

Debati

Taulant Balla: Këta lapanjosët...

Gazment Bardhi: Lapanjos je ti!

Taulant Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi.

Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021.

Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin.

Gjatë janarit është mirë të mos përdorni fjalën protestë e dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari 2022 ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa të tjerëve prej jush në këtë sallë.
Krahu i Berishës akuzohej se kishte përdorur vare, çekiçë, shkallë, leva, trapanë, 18 të akuzuar. Nga ana Bashës, u hodh gaz lotsjellës.

 

balla bardhi debati

Lini një Përgjigje