TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 13:02

“Rrugë që çahen nga korrupsioni, jo nga makinat”, Topalli akuza Ramës: Flet për satelitë por spitalet i ka në errësirë

Shkruar nga Pamfleti
“Rrugë që çahen nga korrupsioni, jo nga makinat”,
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha në Kuvend se propaganda e qeverisë së Edi Ramës ka rënë, teksa përmendi skandalet me rrugët dhe tunelet, që sipas të cilës, po dëmtohen nga pesha e korrupsionit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli theksoi se zyrtarët e qeverisë, qoftë të arrestuar apo që janë në hetim, po bien një nga një dhe kjo jo “aksidentalisht”, por për shkak të këtij modeli qeverisjeje me korrupsionin. 

Ajo u shpreh se kjo qeveri flet për satelitë në një kohë që urgjenca ngeli pa drita vetëm pak kohë më parë, kjo pasi me ndërprerjen e energjisë elektrike, gjeneratorët nuk punonin.

“U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë. Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare. Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem. Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj. Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish.”, tha Topalli.

topalli akuza rames satelite spitale ne erresire korrupsion

Lini një Përgjigje