Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi ndryshimet e propozuara për Kodin Penal sa i takon dekriminalizimit të shpifjes te gazetarët.
Ajo tha se Komisioni Europian e përjashton rastet e arrestimit të gazetarëve. Sipas saj, nuk arrihet asnjë gjë e dobishme nga propozimi që ka sjellë qeveria sot në Kuvend, pasi asgjë sipas saj nuk do të reflektohet në zbatim.
“Ne propozuam një draft të kodit penal i cili kishte shfuqizim të nenin për fyerjen dhe shpifjen, jo vetëm për gazetarët por dhe për qytetarët. Një masë për të treguar që fjala e lirë nuk kërcënohet me burg, sigurisht që ka masa në kodin civil. Qeveria shqiptare vendoi që neni fyerja të mos ta prekë, ndërsa shpifjen ta prekë dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë kërcënimit me burg, duke seleksionuar ata gazetarë që do t’i kërcënojë me burg dhe ato të tjerë që do t’i lejojë të shpifin e të fyejnë. Sot duhet të marrim vendimin për t’iu bashkuar standardeve evropiane apo do të përdorim median si formë presioni”, tha ndër të tjera Tabaku.
Lini një Përgjigje