
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka kërkuar gjatë seancës plenare që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu të japë llogari për dhunën që Policia ushtroi ndaj qytetarëve në protestën e 24 janarit.
Bardhi kërkoi nga Koçiu që të sqarojë Kuvendin mbi përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar kundër qytetarëve.
“Jepni sqarime për atë dhunën e policisë që drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda. Jepni sqarime për gazin e skaduar që u hodh mbi qytetarët, që ende vuajnë pasojat”, u shpreh Bardhi në seancë plenare.
Gjithashtu kreu i grupit parlamentar të PD ka ironizuar Kryeparlamentarin Niko Peleshi, lidhur me rendin e ditës së seancës.
Debati me Peleshin
Bardhi: Kjo tregon se sa serioz jeni ju sepse propozimi që vjen nga grupi parlamentar i PS është të heqim katër projektligje. Dhe ju nuk jemi kujdesur të kontrolloni procedurën parlamentare nëse ka apo jo konsultimit me Komisionin Europian. Kërkesa e bërë nga kolegët nuk bazohet në nenin 31.
Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi, nuk ka nevojë me shkrim që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore nga policia e drejtuar nga Ilir Proda, si një ushtar i Suel Celës, i klanit të Troplinëve. Sot kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të drejtuar nga zonja.
Peleshi: Iu referova dy neneve, ku trajtohet heqja e 4 pr.ligjeve, që janë në rend dite, konform ligjit. Kërkohet të shtyhet me 1 javë dhe shtim i rendit të ditës me 2 pr.vendimeve. Ndaj më të vëmendshëm.
Lini një Përgjigje