Seanca e sotme parlementare është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, akuzoi ministren e Brendshme se ka kriminalizuar policinë për të trembur qytetarët, duke e cilësuar kreun e policisë Irir Proda si kryekriminel.
“Është më shumë se irrituese për çdo deputet të ndershëm pro e mirëkuptueshme për regjime kriminale si Shqipëria që të konsiderosh krim të drejtën për të protestuar, dhe të konsiderosh arritje vjedhjen e qeverisë. Si çdo regjim në fund, i vetmi mjet që i mbet në dorë është dhuna. Zonja që foli këtu mendon se i tremb qytetarët të kërkojnë drejtësi duke kriminalizuar policinë. Ne e dimë që ajo nuk e drejton policinë, ajo është vënë për zjarrfikësit, postën, policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda.
Ajo duhet të japë llogari sesi policia përdoret për të rrëmbyer biznesmenë e jo më të mitur. E mbyllën hipotekën e Vlorës se policia nuk garanton dot institucionet publike, krimi i organizuar çdo ditë në hipotekë dhe ka detyruar drejtonin e përgjithshëm të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. Pse nuk flet që po mbyllet hipoteka në Vlorë? Ka 3 vite që nuk mbyll dot 1 muaj një drejtor atje", tha Gazment Bardhi.
Lini një Përgjigje