Mediat turke vijojnë të kritikojnë Ramën për vizitën në Izrael, teksa tregojnë se deputetët arabë në Knesset bojkotuan fjalimin e tij...
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael ka hapur një kapitull të ri tensioni në marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë. Deklaratat e tij publike në mbështetje të Izraelit, akuzat ndaj Hamasit dhe përmendja me krenari e mungesës së protestave pro-Palestinë në Shqipëri janë komentuar ashpër nga media turke, ndërsa Ankaraja ka zgjedhur të heshtë, por në mënyrë që ngjan më shumë me një ftohje të qëllimshme diplomatike.
Portali konservator turk Yeni Akit shkroi se “Edi Rama, gjatë vizitës në Izrael, u mburr me faktin që në vendin e tij nuk janë mbajtur protesta në mbështetje të Palestinës. Ai tha se shqiptarët nuk kanë organizuar demonstrata kundër Izraelit dhe se Shqipëria qëndron fuqimisht kundër antisemitizmit.” Artikulli vijon me titullin goditës: “As pengjet nuk thanë kështu, Rama doli sionist.”
Akuza më e rëndë që Rama lëshoi ndaj Hamasit gjatë takimit me Netanyahu, se “pengjet izraelite u përdhunuan dhe torturuan në tunelet e Hamasit”, ka shkaktuar reagim të gjerë në opinionin turk. Media vendase thekson se vetë pengjet e liruar nuk kanë folur për trajtim të tillë, ndërsa analistët shohin këto deklarata si përhapje të narrativës më të ashpër izraelite, e cila nuk ka gjetur mbështetje as nga aleatë të tjerë perëndimorë.
Në të njëjtën linjë, Oda TV raportoi se Rama, gjatë fjalimit në parlamentin izraelit, lavdëroi kryeministrin Netanyahu dhe madje bëri “shaka me Mossad-in”, gjë që u konsiderua si e papërshtatshme në një forum zyrtar. Deputetët arabë të Knessetit bojkotuan fjalimin e Ramës, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të tij, ndërsa Instituti i Mendimit Strategjik raportoi se reagimet e kryeministrit shqiptar shkaktuan zemërim të hapur edhe mes përfaqësuesve politikë të komuniteteve arabe në Izrael.
Media turke e ka interpretuar vizitën si një akt të qartë pozicionimi të Shqipërisë në krah të Izraelit, në një kohë kur agresioni në Gaza ka ngritur alarmin për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Lutja e Ramës në Murin e Lotëve, një vend simbolik për besimin hebre, është përkthyer nga komentatorët turq si një mesazh i koduar i rreshtimit me Tel Avivin dhe kundër çdo forme solidariteti me Palestinën.
Megjithëse deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet turke, heshtja e Ankarasë është përkthyer në qarqet diplomatike si mosaprovim i thellë, që mund të sjellë pasoja në raportet dypalëshe. Turqia, një mbështetëse e deklaruar e kauzës palestineze, ka ndërtuar ndër vite një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike.
Nëse deklaratat e Ramës kanë qenë lëvizje e qëllimshme për të fituar pikë në Perëndim apo shprehje e një orientimi të ri diplomatik të Shqipërisë, kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë: Ankaraja nuk e ka kapërdirë lehtë vizitën e Ramës në Jeruzalem. /Pamfleti
Tani ju te pamfletit spo ju marrim vesh dakort qe ini kundra qeverise dhe ne fakt kete duhet te beje nje shtyp i lire . Per rastin e fjalimit ne Izrael gaboheni qe merri anen e islamikeve une mendoj se Rama ka mbajtur qendrim brilant ne unison me qendrimin e ShBA dhe te popullit te vuajtur izraelit.
Kam pas respekt per cifutet , por kur ftuan Ramen me i be leksione ne izrael mu neveriten. Palloshi eshte vetem nje hajdut ordiner, qe ka vjedh dhe plackit vendin e vet si askush tjeter. Mundohet te artikulohet ,leshon nje batute, se ka shit vend troje interesa dmth vjedh pafund paguan pa fund. E vetmja merite qe ka eshte te VJEDH, e me pas te ndaj placken e vjedhur. Fjalet e tjera jane flluska jane blla blla blla. Kryeminister ne diaspore. Ka vite qe rri me shume jashte se brenda. As e ka idene ca. behet ne kete vend. Vetem ka nje merite qe vjedh dhe di ku te paguaj.