TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 13:42

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel fushatën/ Berisha sposton Metën, përmendet vetëm historia e PD; PL nuk figuron askund

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel fushatën/

Edhe pse koalicionin e drejton PL dhe në letër PD nuk figuron askund, në spotin e prezantuar në çeljen e fushatës PL nuk përmendet...

Sali Berisha ka tentuar t’i tregojë Ilir Metës se “de juro” është ai drejtuesi i koalicionit. Ndonëse në letër është PL që ka frenat e këtij koalicioni, Berisha sot i dërgoi një mesazh të fortë aleatit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur fushatën përmes një ceremonie në “Air Albania” dhe pasi u prezantuan kandidatët, u shfaq një spot me historinë e Partisë Demokratike.

Ndonëse kemi të bëjmë me një koalicion, në fakt gjatë gjithë takimit fokusi ka qenë Berisha dhe PD. PL nuk u përmend në asnjë cep, duke dëshmuar edhe një herë se përveç aleancës në letër, ka rivalitet brenda tyre.

Ilir Meta në fillim të javës pati një takim me të dërguarin e DASH, Gabriel Escobar, takim që ka ngjallur shumë dyshime. Ka nga ata që thonë se SHBA e sheh atë si alternativë opozitare dhe Berisha duket se ka filluar të dërgojë mesazhe.

Një ditë më parë Berisha u pyet edhe nga gazetarët nëse i trembet një fakti të tillë dhe dredhoi duke dhënë sinjale se nuk ja ka besën shumë aleatit të tij.

Madje Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA kishte rizgjuar edhe kujtimet me amerikanët, ku shfaqte në video momentin e takimit me Hilary Clinton si dhe presidenti George Bush.

Këto ishin ditët më të mira për shqiptarët kudo që jetonin! PD ishte një shkallë që po e ngjiste Shqipërinë lart në aspiratat e Europiane. PS nuk ka arritur kurrë fitore që ti përafrohen demokratëve’, thuhej në dokumentar.

Rikthimi i Berishës, në dokumentar cilësohej si shpëtimtari i PD-së. “Rithemelimi shpëtoi PD-në nga kthetrat e atyre që e kishin projektuar si një parti kukull. PD arriti të shpëtonte opozitën”, thuhej në të.

Ajo që ra në sy është se Berisha nuk përmend askund aleancën me Metën. Edhe pse dikur ata kanë qenë në qeveri dhe tani janë sërish bashkë, në atë dokumentar nuk munguan sulmet ndaj Alibeajt dhe gjithçka tjetër, por nuk përmendej askund Ilir Meta. /Pamfleti

berisha meta pl

Lini një Përgjigje