TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 13:31

Rezulton i dënuar, KQZ çon për verifikim kandidatin e PS në Mallakastër

Shkruar nga Pamfleti

Rezulton i dënuar, KQZ çon për verifikim kandidatin e PS

Kandidati për Kryetar Bashkie i PS për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj do të shkojë për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk ka ndalim për Ismailajn nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se kjo duhet të hetohet pasi vetë kandidati në formularin e dekriminalizimit është i përgjigjur me Po, pyetjes nëse ka qenë në hetim apo gjykim në shtet tjetër.

“I vetmi ligj që na tregon nëse një person është i dënuar është kodi penal. Ligji për dekriminalizimin na informon, pra vlerëson atë çfarë ka prodhuar kodi penal, jo në vetvete disponon mbi cilësitë e një personi bazuar në rekordet e tij penale, për të kandiduar ose jo.

Në rastin konkret subjekti në fjalë është i paqenë. Subjekti nuk është i dënuar, as me kusht, është zgjedhje e ligjvënësit në këtë rast pse ka krijuar këtë avantazh por është kështu. Konsiderohet i paqenë, nuk ekziston. Dhe kur janë plotësuar kushtet për dënimin alternative sipas dokumentacionit nga prokuroria. Nuk ka ndalim për atë nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit. Tej kësaj, meqë në formularin e vetëdeklarimit, ai pyetjet: A ke qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim, i është përgjigjur me PO është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. Si komisioner s’mund ta marr të mirëqenë, ndaj duhet të presim Prokurorinë”, u shpreh Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Shtunë, datë 15 Prill 2023, ora 10:30.

Çështje për shqyrtim rishtas

1. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

4. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

5. “Për shqyrtimin e kërkesave të televizioneve “Report TV” dhe “News 24” për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

6. Për vlerësimin e raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 31 mars – 6 prill 2023.

Çështje të mbartura

1. “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër.

denim kqz kandidat ps mallakaster

Lini një Përgjigje