TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 13:18

Celibashi vulos pazarin, emri i Metës nuk do të jetë në fletën e votimit

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi vulos pazarin, emri i Metës nuk do të jetë në

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka vulosur pazarin me Sali Berishën sa i takon modelit të fletës së votimit. Për herë të parë në 30 vite, në fletën e votimi nuk do të jetë emri i kryetarit të partisë drejtuese të një koalicioni. KQZ dy ditë më parë prezantoi modelet e fletëve të votimit dhe u pa se krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” mungonte emri i kryetarit. PD sot e kundërshtoi këtë gjë, duke deklaruar se drejtuese e koalicionit është Partia e Lirisë dhe duhet të vendoset emri i Ilir Metës.

Celibashi e kundërshtoi duke thënë se ju takon vetë partive nëse duan apo jo të kenë emrin e drejtuesit të koalicionit. Për këtë arsye ai kërkoi nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë nëse e duan apo jo emrin e Metës. Këta të fundit pas një ore deklaruan se nuk e duan emrin e kryetarit dhe Celibashi vendoi që emri i Metës të mos jetë në fletë.

Përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa tha se po shkelet ligji me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë. Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit. Ka ndonjëherë në historinë e KQZ që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit. Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”.

“Ky është precedenti i parë në 30 vite. Është një precedent i rëndë”, tha Sefa. Por ndaj tij reagoi ashpër Cleibashi i cili ju drejtua: “Mos mu drejto si i paedukatë”.

Ndërsa Sefa e cilësoi si një precedent të rëndë, duke i përmendur Celibashit vitin 2011.

“Precedenti që ka ky komision, është rasti i parë që po kalon një fletë votimi pa emrin e kryetarit të partisë. Nuk ka ndodhur kurrë. Mund të shohim që nga viti 2021 kur ky komisioner është në detyrë. O e ka shkelur atëherë Celibashi ligjin ose tani”, tha Sefa.

 

kqz fleta e votimit

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje