
Dyshja Meta-Berisha do të çelin pas pak fushatën zgjedhore për 14 majin. Ata janë mbledhur në stadiumin “Air Albania”, ku dhe do të bëhet prezantimi i kandidatëve. Sipas informacioneve, i pari që do flasë është Belind Këlliçi, ndërsa më pas dhe disa prej kandidatëve të tjerë. Në fund do jenë Meta dhe Berisha me fjalëën përmbyllëse.
Ajo që bie në sy është se Meta e Berisha nuk kanë hequr dorë nga metodat e vjetra, për të treguar se mbledh sa më shumë njerëz. Ata kanë mbushur shkallët e stadiumit, duke tentuar të ripërsërisin Kuvendin e dhjetorit kur dhe Berisha tentoi të merrte frerët e PD.
Lini një Përgjigje