
Manovrat e Ilirian Celibashit për të fshehur emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit kanë shkaktuar debate të shumta sot në KQZ.
Dy ditë më parë u publikua fleta e votimit dhe te koalicioni “Bashkë Fitojmë” mungon emri i drejtuesit të tij që është Ilir Meta. Kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PD në KQZ, Indrit Sefa, i cili e ka parë antiligjore një gjë të tillë.
Ai tha se po shkelet ligji me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë. Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit. Ka ndonjëherë në historinë e KQZ që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit. Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”.
“Ky është precedenti i parë në 30 vite. Është një precedent i rëndë”, tha Sefa. Por ndaj tij reagoi ashpër Cleibashi i cili ju drejtua: “Mos mu drejto si i paedukatë”.
Ndërsa Sefa e cilësoi si një precedent të rëndë, duke i përmendur Celibashit vitin 2011.
“Precedenti që ka ky komision, është rasti i parë që po kalon një fletë votimi pa emrin e kryetarit të partisë. Nuk ka ndodhur kurrë. Mund të shohim që nga viti 2021 kur ky komisioner është në detyrë. O e ka shkelur atëherë Celibashi ligjin ose tani”, tha Sefa.
Por Celibashi ka dredhuar duke deklaruar se e ka vetë koalicioni në dorë që ta ketë apo jo emrin e kryetarit në fletën e votimit. Për këtë arsye i dha një orë kohë përfaqësuesit të PL të vendosë nëse do pranojë të jetë emri i Metës apo jo në fletën e votimit.
Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një manovër të Celibashit për të ndihmuar Berishën në zgjedhje. Nëse vendoset emri i Ilir Metës aty Berisha del jashtë loje dhe kjo demoralizon demokratët. Po ashtu grupi i Alibeajt do e ketë si alibi se ata shkuan dhe votuan Ilir Metën. Duhet theksuar se pak javë më parë Celibashi bllokoi regjistrimin e PD në zgjedhje dhe kjo është manovra e dytë e Cleibashit për të ndihmuar dyshen Meta-Berisha. /Pamfleti
Lini një Përgjigje