TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 10:11

Bashkia Kamzë/ 3 djemtë, gruaja dhe “trimat” e Rakip Sulit, aksion me ‘kulaç e kërbaç’ për blerje votash

Shkruar nga Pamfleti

 

Bashkia Kamzë/ 3 djemtë, gruaja dhe “trimat” e Rakip
Rakipi i famshëm i Kamzës

E ka konstatuar edhe policia/ Duke e ditur se votimi është elektronik, Rakip Suli po synon të blejë votat në 11 lagje e fshatra, por shpresën e ka në Paskuqan, nëpërmjet 6 biznesmenëve që u ka dhënë 80% të tenderëve, mes tyre i famshmi Shkëlqim Kupa

Përveç përdorimit të zyrtarëve të Bashkisë me “plan” 100 vota secili, dhe tenderëve të asfaltimit e kanaleve, që po bën fiktivisht si propagandë elektorale e burim financimi për fushatën, krye bashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka krijuar grupet e blerjes së votave.
Burime konfidenciale nga Komisariati Nr. 5 që mbulon Bashkinë e Kamzës, thonë se pas denoncimeve nga qytetarët, inspektorët e policisë në terren, kanë konstatuar fillimin e blerjes së votave, nga familjarë e të afërm të krye bashkiakut Rakip Suli dhe persona të angazhuar prej tij.
Në aktivitetin për blerjen e votave, janë përfshirë 3 djemtë e krye bashkiakut Rakip Suli, gruaja e tij, vajza, nusja e djalit, persona që paguhen në shërbimet publike të Bashkisë, ata që njihen si “trima” të Rakip Sulit e personazhe të nëntokës në zonën Kamëz- Paskuqan- Babrru- Valias.
Në krye të aksionit të blerjes së votave, është djali i tij Saimir Suli, me detyrë nëpunës- specialist në KESH, si dhe dy djemtë e tjerë Bajram e Idajet Suli, të cilat në maskën e kompanisë së tyre “Aurora Group” merren me punë të pista brenda e jashtë Shqipërisë (sipas raporteve të policisë).
Gruaja Nazife Suli, shefe formale e kompanisë “Aurora Group”, drejton grupin e zonjave ku bën pjesë dhe nusja djalit, që punon specialiste në Bashkinë e Tiranës dhe eksperte e jashtme në drejtorinë e ALUIZNI-Tiranë për zonën e Kamzës, ku më parë ka qenë shefe.
Këto kanë detyrë, të blejnë votat nëpërmjet zonjave kryefamiljare, të rejave, familjeve me fëmijë jetimë e të moshuar në kushte të vështira ekonomike që manipulohen lehtësisht nga halli.
Grupin e “trimave” të Rakip Sulit dhe atyre me precedentë penalë e komandojnë 3 drejtuesit e Ujësjellësit të Kamzës, të cilët do hidhen në veprim 10 ditë para votimeve me “kulaç e kërbaç”.
Ndërsa krye bashkiaku Rakip Suli po merret me “burimet financiare”, nëpërmjet pazareve me biznesmenët që po u jep tenderët me procedura të përshpejtuara, pa garë e me vlerë kontrate 1-2 herë më të lart se kostoja reale e punimeve dhe shërbimeve.
Duke e ditur së në Kamzë e Bathore, do marrë më pak se 8% e zgjedhjeve 2019 megjithëse ishte pa rivalë, Rakip Suli po synon të blejë votat në 11 lagje e fshatra periferik; por shpresën e ka në Paskuqan, nëpërmjet 6 biznesmenëve që u ka dhënë 80% të tenderëve, mes tyre i famshmi Shkëlqim Kupa.
Përveç urrejtjes që kanë banorët, Rakip Suli po përjeton panikun e humbjes më 14 maj, prej faktit se votimet në Bashkinë e Kamzës do jenë elektronike, kuti që të mbushen dhe nuk manipulon dot lista emrash, numërime votash e proces-verbale rezultati./Pamfleti

rakip suli blerje votash 'kulaç e kërbaç'

Lini një Përgjigje