TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 21:40

Gara për Tiranën, Roland Bejko mbështetje minimale sipas sondazheve

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Roland Bejko mbështetje minimale sipas

Barometri në Euronews Albania për muajin prill ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për kandidatin e PD-së zyrtare për zgjedhjet e 14 majit Roland Bejko.

Nga të pyeturit, 7.6% e tyre kanë mendim pozitiv dhe 33.8% kanë mendim negativ. Ndërsa 46.8% e kryeqytetasve nuk e njohin Roland Bejkon.

Të pyetur se sa shanse ka që në 14 maji të votojnë Roland Bejkon, 4.1% janë përgjigjur do ta votoj dhe 26.3% nuk do ta votoj. Ndërsa 44.3% e kryeqytetasve janë shprehur se nuk e njohin Roland Bejkon.

Po ashtu, barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa shanse ka që në 14 maj të votojnë Arlind Qorin dhe 3.9% kanë thënë se do ta votojnë, 40.4% nuk do ta votojnë dhe 46% nuk e njohin Qorin.

Ndërkohë, për mundësinë për të votuar Lajla Përnaskën në 14 maji, 2.2% e qytetarëve kanë thënë se do ta votojnë, 41.3% nuk do ta votojnë dhe 46.4% e qytetarëve nuk e njohin Lajla Përnaskën.

Gara për Tiranën, Roland Bejko mbështetje minimale sipas

Gara për Tiranën, Roland Bejko mbështetje minimale sipas

bejko tirana gare

Lini një Përgjigje