TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 18:24

Alibeaj shtyn për javën e ardhshme çeljen e fushatës, Roland Bejko prezantohet më 18 prill

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj shtyn për javën e ardhshme çeljen e fushatës,

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka njoftuar çeljen e fushatës, e cila do të mbahet javën e ardhshme më 18 prill.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bejko shkruan se PD është gati për tu futur zyrtarisht në fushatë duke shtuar se slogani i tyre titullohet “Frymëmarrje për Tiranën”.

“Miq ju ftoj të gjithëve në çeljen e fushatës në dt. 18 të martën, në Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti". Partia Demokratike është gati për tu futur zyrtarisht në fushatë, dhe të arrij një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 14 Majit. Sot bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj, me kryetarin e grupit të punës për hartimin e programit Mateo Spaho dhe kryesuesen e listës për Këshillin Bashkiak Enriketa Papa, prezantuam sloganin, “Frymëmarrje për Tiranën”. Ne do të trokasim në dyert dhe zemrat e çdo demokrati dhe shqiptari në Tiranë, për t’ju marrë besimin në 14 Maj. Partia Demokratike është gati! E ardhmja jonë politike u farkëtua sot!”, shkruan Bejko.

alibeaj fushate roland bejko

Lini një Përgjigje