TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 15:08

Fatos Klosi u përgjigjet akuzave të Berishës për vrasje dhe atentate: Gënjeshtar e shpifës, do mbahet mend si i korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Klosi u përgjigjet akuzave të Berishës për vrasje dhe

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi iu është përgjigjur akuzave të artikuluara nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme në adresë të tij. Nga oborri i Kuvendit, Berisha sulmoi Klosin, duke e akuzuar se në kohën që drejtonte SHISH, ky shërbimi ndërmerrte akte terroriste dhe vriste njerëz. “Një akt i shëmtuar i Edi Ramës dhe partisë së tij ndaj një politikani të shkëlqyer, ndaj një politikani të ri, ndaj një qytetari shembullor siç është Bernard Ndreca, kryetar i PD të Vaut të Dejës. Ju e patë vetë se çfarë akti ishte. Një nga organizimet më të shëmtuara për eliminimin, për marrjen e jetës së një njeriu, për faktin e vetëm se është kundërshtar i Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës. Tani qoftë në policinë e shtetit, me ndryshimet që ka bërë në shërbimin inteligjent, e ka rikthyer atë në kohën e Fatos Klosit, kur ky shërbimi ndërmerrte akte terroriste dhe vriste njerëz. Dhe kjo përbën si të thuash stadin përfundimtar të degradimit të këtij regjimi”, u shpreh Berisha.

Klosi i përgjigjet Berishës

Por Klosi ka reaguar për një gazetë. Sipas Fatos Klosit, në kohën kur ka qenë në krye të SHISH, jo vetëm që nuk janë vrarë njerëz, por që nuk është gjuajtur asnjë pëllëmbë ndaj njerëzve. Klosi thotë hapur se vrasjet kanë ndodhur në kohën që ka qenë Berisha. Sipas tij, Berisha gënjen çdo ditë dhe ngarkon krime pa asnjë provë duke shpifur për këdo. Për të treguar se ai është një mashtrues, Klosi merr si shembull shpalljen e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Berisha gënjeu hapur duke akuzuar Sorosin dhe kryeministrin Rama si përgjegjës. “Ai ka filluar të gënjejë për mua që ditën e parë që jam vendos në krye të SHISH, më ka bërë agjent të rusëve, të bullgarëve. Shërbimi në kohën kur kam qenë unë jo vetëm që s’ka vrarë njerëz, por që nuk ka gjuajtur asnjë pëllëmbë ndaj njerëzve, ndërkohë që vrasjet kanë ndodhur në kohën që ka qenë ai. Berishën e kam dëgjuar 3 orë rresht në komisionin parlamentar që u bë për mua dhe ato që ka thënë kanë qenë 100 për qind gënjeshtrat dhe më ngarkoi të gjitha krimet e mundshme pa asnjë provë. Sa herët i duhet ai shpif për këdo, si tha kur e shpallën non grata që tha e ka bërë Sorosi dhe Rama”, u shpreh Klosi.

Berisha i korruptuar

Fatos Klosi gjithashtu ka komentuar dhe shmangien që zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar i bëri Sali Berishës. Gjithashtu ai foli dhe për provat që disponojnë amerikanët për ish-kryeministrin. “Ata e kanë shpallur non grata e dinë ata kanë ose jo. Është një njeri me të cilin ata nuk duan që të bisedojnë. Ata e kanë thënë shpesh për prova, për të keni prokurorinë tuaj, gjejini, për ne është i tillë. Ata normal që se takojnë se e quajnë të papranueshëm për ta, është i korruptuar ka punuar, kundër demokracisë e akuza të tjera që i janë bërë”, tha Klosi. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror foli dhe për lajmin e bujshëm për tentativat për të helmuar Izet Haxhinë në burg. I pyetur nëse i intereson eliminimi i tij Sali Berishës, Klosi u përgjigj se nëse kjo ngjarje është e vërtetë do jetë shumë e rëndë. Për momentin për ish-kreun e SHISH këto janë teori konspirative. “Këto janë teori konspirative. Unë e lexova pak si lajm dhe thoshte se atij i kanë shkuar ilaçe që nuk ia ka çuar njeri nga farefisi i tij dhe pastaj drejtoria e burgjeve tha që i kanë shkuar gabim. Duhet pyetur avokati, ai mbase duhet të dijë pak më shumë që ka bërë këtë deklaratë sepse është deklaratë e fortë. Nëse do jetë e vërtetë do jetë shumë e rëndë sepse po e akuzon për vrasje”, tha ai.

Vrasja e Azem Hajdarit

Pyetja e fundit për Zotin Klosi ishte për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai ka qenë në krye të SHISH në vitin 1998 kur ndodhi ekzekutimi që edhe sot nuk është zbardhur. I pyetur nëse ka gisht Sali Berisha, Klosi tha se ishin njerëzit e vënë prej tij që nxorën në pritë Azem Hajdarin. “Nuk u akuzua për vrasje Berisha, por dihet që Berisha i ndihmoi ata njerëz që i nxori sepse ata dihet që po prisnin Azemin. Të tjerat duhet gjykata ti kishte sqaruar. As prokuroria as gjykata nuk guxuan që ta merrnin Berishën, megjithëse ishte në opozitë. Por, ishin njerëz të vënë prej tij, opinioni ka qenë që Berisha i ndihmoi”, përfundon Fatos Klosi. /Sot

klosi berisha

Lini një Përgjigje