TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 12:44

Escobar tha se “Non Grata” s’i hiqet, “lajthit” Berisha: Parashikoi fitoren time, e vlerësoj!

Shkruar nga Pamfleti

Escobar tha se “Non Grata” s’i hiqet, “lajthit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, që e quajti atë “e shkuara”.

Berisha u justifikua dhe sikurse vizita, i pëlqeu edhe intervista.

Sipas tij, Escobar dje parashikoi fitoren e tij, pavarsisht se diplomati amerikan theksoi se non grata nuk hiqet edhe nëse ai fiton zgjedhjet.

“Dje deklarova se më pëlqeu vizita e Escobar, por sot mund të t’ju deklaroj se më pëlqeu intervista e Esocbar. Pse më pëlqeu? Sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova që më pëlqeu vizita,. Kjo vizitë shtoi një detyrë, për të shtuar një pikë, ekstradimin e Ramës në SHBA. S’e kisha dëgjuar intervistën, për atë takim nuk u tha asnjë fjalë e vetme, vetëkuptohej pse ishte. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij, e pyetur për problemin e Ramës dhe McGonigal, ai tha se nuk komentoj për një çështje penale të hapur, do të thotë derë e burgut e hapur. Ai tha nuk diskutoj për një çështje penale të hapur, pra do të thotë një derë qelie për Edi Ramën. “Edhe në rast se fiton”, pra parashikon fitoren time. Po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe PD. S’kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Si mund të ndryshojë vendimi pa kërkuar i interesuari, nuk e di si mund të ndodh, Unë kam bërë padinë për shpifje në Paris. Ajo zyrë ku është Blinken, unë kam hyrë më shpesh në 30 vite, kur cënon në dinjitet ka 2 rrugë, ose kërkon falje, kanë kaluar 2 vite dhe nuk kanë sjellë asnjë provë dhe asnjë dokument. Kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme, por s’kanë gjetur, sepse fëmijët e mi kurrë nuk kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në asnjë tender”, tha Berisha.

Ish kryeministri edhe sot, si në çdo dalje publike sulmoi gjithashtu edhe ambasadoren Yuri Kim.

Ai tha se ka prova për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe se është i gatshëm që këto prova t’ia dërgojë DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA

“Sa i përket guvernatores, unë i bëj thirrje inspektorit të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA të hetojë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi pronat e saj në Shqipëri dhe garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuojë me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve”, tha Berisha.

 

berisha escobar

Lini një Përgjigje