
Një javë pasi kryeministri Edi Rama u dërgoi një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend ku u kërkonte që një pjesë të parave të fushatës elektorale t’i përdornin për të mbjellë pemë në territorin e tyre, sot ka ardhur edhe përgjigjia e kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia.
Në letrën e publikuar, ai ka vënë në dispozicion drejtoreshën e mjedisit dhe Pyjeve, Aida Shllaku për t’u marrë me këtë çështje.
Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i kërkohej bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë.
“Duke filluar nga data 11 prill, PS dëshiron të zhvillojë përveçse aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë suaj. Për sa më lartë, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si dhe të sigurohemi për përgatitjet e nevojshme të truallit për t’u mbjellë”, thuhej në shkresën e PS drejtuar krerëve të bashkive të vendit.
Spahia i ka kthyer përgjigje letrës së kryetarit të PS-së Edi Rama për mbjellje pemësh, duke shkruar se do të vendosë në dispozicion drejtoren e Mjedisit në bashki.

Lini një Përgjigje