TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 13:24

Nis fushata për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj prezanton strategjinë e PD: Nuk do bëjmë kompromise!   

Shkruar nga Pamfleti
Nis fushata për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj prezanton strategjinë e

Në nisje të fushatës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në konferencë për mediat bashkë me kandidatin për bashkinë Tiranë Roland Bejkon. Alibeaj u shpreh se do të punojnë që të ecin me vlera si mosbërja e kompromisit, integriteti, koherenca e idedalizmi. Ai shtoi se PD do të jetë alternativa qeverisëse ndërsa betejën për Tiranën e konsideron të një rëndësie të vecantë.

Falë rezistencës së demokratëve, PD do të ndihet më e fortë, do të jetë alternativa qeverisëse në të ardhmen sepse është kontributi i njerëzve të lirë. Jemi më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë te një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë thelbi kryeesor i lindjes dhe ekzistencës së PD. Këto parime i kemi mbrojtur gjithmonë, e drejta, e vërteta edhe mund të vonojë. Beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të vecantë, është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, qendra ekonomike, politike, konferenca e të gjithë Shqipërisë, ndaj mbështetja jonë për Roland Bejkon është për PD, për të ardhmen e PD. Jam i bindur që kandidatura dhe profili i Roland Bejkos është esenca e asaj çfarë i duhet në këto 30 vite P. Vlera si integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlera që duhet t’i bëjmë së bashku. Kjo është baza me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj 14 maji roland bejko

Lini një Përgjigje