TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 16:01

Nuk ka liri për Lefter Allën, Apeli lë në burg ish-kreun e Bashkisë Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka liri për Lefter Allën, Apeli lë në burg ish-kreun e

Nuk ka liri për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ky i fundit kërkoi masë sigurie me të butë nga Apeli, me argumentin se është në gjendje të rënduar shëndetësore. Alla u shtrua në spital sot, por për Gjykatën e Posaçme të Apelit ky nuk është shkak për të marrë lirinë. Për këtë arsye Apeli i GJKKO e la atë në “arrest me burg”.

"Gjyqtarja Saida Dollani, sot më datë 14.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10 akti, datë 07.04.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim K.Z., R.K., D.G., R.D., L.A., E.Ll., A.K., E.I., A.Gj. A.N., ndaj vendimit nr. nr. 21, datë 14.03.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) dhe vendimit nr. 24, datë 18.03.2023 (mbi vazhdimin e zbatimit të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimeve nr. 21, datë 14.03.2023 dhe nr. 24, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e ankimuar nga të hetuarit K.Z., R.K., D.G., R.D., L.A., E.Ll., A.K., A.Gj, A.N. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari E.I. ndaj vendimeve nr. 21, datë 14.03.2023 dhe nr. 24, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", njoftoi gjykata.

Alla akuzohet për “shkeljes të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Kjo pasi ka dyshime se ka abuzuar me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro duke  favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.  Bashkë me të ranë në pranga dhe 12 persona të tjerë. Mes të arrestuar ishte edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Pak ditë më pas kryeministri Rama e shkarkoi atë nga detyra dhe po ashtu e përjashtoi nga rikandidimi në Bashkinë e Bulqizës.

 

lefter alla arrestime

Lini një Përgjigje