TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 22:00

‘Vendoret’ në Durrës, Igli Cara debat me deputeten e PS: Gati të tërhiqem nga gara nëse furnizohen të gjitha zonat me ujë

Shkruar nga Pamfleti

‘Vendoret’ në Durrës, Igli Cara debat me deputeten e PS:

Pas Tiranës, qyteti i Durrësit do të jetë një ndër garat më të rëndësishme për zgjedhjet e 14 majit, ku mes Igli Carës nga koalicioni Meta-Berisha dhe Emirjana Sakos nga PS, pritet që “dyluftimi” të jetë mjaft i fortë.

I ftuar në Report Tv, Igli Cara ka folur për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e Durrësit.

Cara tha gjithashtu se nuk bie dakord me ndërtimin e Portit të Durrësit, që nuk e quan një investim strategjik njëjtë si deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

“Projektet janë strategjike, s’kanë lidhje vetëm më Durrësin. Do ti konsideroja pozitive, kam 30 vjet që jetoj në Durrës, dua të jap gjithçka për qytetin tim”, tha Spahiu.

“Të flasësh për projekte strategjike pasi ke 10 vite në pushtet. Përveç hekurudhës që e mirëpres, për projektin tjetër nuk bie dakord se nuk është strategjik që i vjen në ndihmë qytetit të Durrësit. Këto zgjedhje janë për qytetin e Durrësit”, tha Cara.

Gjithashtu, mes kandidatit të Berishës për Durrësin, Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu ka patur një debat sa i takon ujit të pijshëm në qytetin e Durrësit.

Cara tha se shumica e komunave nuk ka ujë të pijshëm dhe sipas tij në 10 vite PS s’ka bërë asgjë. Por, Spahiu thotë se të gjitha zonat furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Cara kundërshton duke thënë se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidimi nëse në zonat që ai përmendi, si Ishmi dhe Shën Pjetri.

Cara: Në këto 10 vite qytetarët nuk kanë marrë shërbime, shumica e komunave s’ka ujë.

Spahiu: Ka 24 orë ujë të pijshëm.

Cara: Shko në Shën Pjetër, Ishëm. S’ke informacion.

Spahiu: Ishmi ka ndryshuar rrënjësisht. Kalaja është restauruar.

Cara: Po ta them unë që nuk ka dhe nëse s’del kështu jap dorëheqjen nga kandidimi.

Spahiu: S’janë të dhënat e ujësjellësit i kam nga parlamenti, kam qenë vetë kur u miratua.

Cara: Pse të vjen keq t’iu thuash të vërtetën. Kjo është e vërtetë.

Spahiu: Ka 24 orë ujë.

Cara: Shko në Shën Pjetër, Ishëm. S’ke informacion.

Spahiu: Ishmi ka ndryshuar rrënjësisht. Kalaja është restauruar.

Cara: Po ta them unë që nuk ka dhe nëse s’del kështu jap dorëheqjen nga kandidimi.

Spahiu: S’janë të dhënat e ujësjellësit i kam nga parlamenti, kam qenë vetë kur u miratua.

Cara: Pse të vjen keq t’iu thuash të vërtetën. Kjo është e vërtetë.

Spahiu: Ka 24 orë ujë.

vendore durres igli cara debat deputete ps gare furnizim uje

Lini një Përgjigje