
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ja ka lënë në dorë Partisë së Lirisë të vendosë nëse e do apo jo emrin e Ilir Metës në fletën e votimit. Sot ka pasur debate në KQZ, pasi përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa e ka cilësuar antiligjor faktin që në fletën e votimit mungon emri i Ilir Metës. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka drejtues Partinë e Lirisë dhe sipas PD emri i Ilir Metë duhet të jetë përbri emrit të koalicionit.
Por Celibashi ka dredhuar duke deklaruar se e ka vetë koalicioni në dorë që ta ketë apo jo emrin e kryetarit në fletën e votimit. Për këtë arsye i dha një orë kohë përfaqësuesit të PL të vendosë nëse do pranojë të jetë emri i Metës apo jo në fletën e votimit.
Sefa: Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!
Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.
Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.
Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.
Sefa: Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.
Lini një Përgjigje