TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 18:11

Koalicion me parti të tjera opozitare? Agron Shehaj tregon vendimin që ka marrë

Shkruar nga Pamfleti
Koalicion me parti të tjera opozitare? Agron Shehaj tregon vendimin që
Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur se nuk ka në plan të bashkëpunojë apo të hyjë në koalicion me forca të tjera opozitare që ndodhen aktualisht në Kuvend.

Shehaj tha se për të, cilësia e qëndrimeve është më e rëndësishme se koha apo hapësira që u jepet në Parlament.

Nuk kemi menduar të bashkëpunojmë apo të hyjmë në koalicion me parti të tjera opozitare në Parlament. Nuk është e nevojshme. E rëndësishme është si e shfrytëzon kohën që ke,” tha Shehaj.

Ai shtoi se nuk ka rëndësi sasia e minutave në një debat parlamentar, nëse nuk shoqërohet me përmbajtje dhe sinqeritet: “Sigurisht do të donim më shumë hapësira, por nuk është problem sasie, por cilësie. Mund të kesh kohë pafund, por mund të flasësh budallallëqe. Nëse ke gjënë e duhur për të thënë, nëse je i sinqertë, mjafton edhe telefoni ndonjëherë.”- u shpreh Shehaj në News 24.

Lini një Përgjigje