
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj faktit që nuk nuk diskutua programi i qeverisë në parlament, për herë të parë pas 35 vitesh demokraci.
Sipas Tabakut, se arsyeja është se qeveria nuk ka program e as vizion por thjesht riciklon premtimet e bëra në 12 vite qeverisje.
“Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite”, tha deputetja Jorida Tabaku.
“Socialistët sot bënë të pamenduarën, e mbyllën parlamentin pa një debat parlamentar. Për herë të parë pas 35 vitesh program i qeverisë nuk diskutohet dhe e vërteta është e thjeshtë fare, sepse nuk kishin program thjesht një riciklim nuk kishin vizion thjesht një riciklim. Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite.
Le të marrim me radhë. Përsa i takon integrimit që është bërë kryefjala e qeverisë. Çdo gjë rrotullohet rreth një njeriu. Këto kujtojnë se integrimi është pjesëmarrja në samit, bërja e prezantimeve dhe të flasësh anglisht. Integrimi kërkon reformat të vërteta që sot i mungojnë Shqipërisë. Integrimi është kthyer në thjesht në një fjalë propaganda dhe jo fryma e germa e çdo vendimi që qeveria merr.”-shprehet Tabaku në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje