
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar të TIMS. Pasi kërkuan 5 minuta pushim ata nuk u kthyen më.
Kryetari i Komsionit, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se socilistët ishin të frikësuar nga kërkesa për informacion dhe ikën si djalli. Ai tha se është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehur.
“Të frikësuar nga kërkesat për informacion, ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do japin llogari, ata do japin llogari një më një.
PS nëse do të bllokojë punën, e dija dhe e dinim që në fillim që këtë do bëjnë, do kthehen me një këmbë, që hyjnë me këmbët e tyre dhe dalin me mend e të tjerëve pas telefonatave, është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehura. Sot ishte në rend dite miratimi për kërkesat për informacion për institucionet, miratuar nga ekspertët”, tha Salianji para se të mbyllte mbledhjen.
Lini një Përgjigje