
Gjatë mbledhje së Konferencës së Kryetarëve, kryefjala ishte kërkesa e opozitës për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama sa i përket raporteve ndërkombëtare për trafikun e drogës, gjë që u hodh poshtë nga mazhoranca. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha se kjo çështje është e ezauruar.
Lidhur me këtë deklaratë, nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi duke thënë se vetëm çështja e drogës nuk mbyllet kurrë në Shqipëri.
Më tej Gjekmarkaj shtoi se sado të mundohet mazhoranca që ta heshtë si fakt, raportet e huaja e konsiderojnë Shqipërinë si rrugë kalimi për trafikun e drogës.
Fjala e plotë e Gjekmarkajt:
Historia është mbyllur tha zoti Çuçi, dua ti kujtoj duke e besuar të lexuar dhe me koncepte bazike se ajo (historia) është e vetmja e uruara qe nuk mbyllet kurrë. Ajo mbetet e hapur, vazhdon madje eshë tani që flasim, krijon mekanizmat e vet, përsëritës, modifikues, ngadalësues, dhe vendimet e gjykatave për çështje të drogës janë vetë një njollë, një nyje brenda saj. Ato nuk e kanë zgjidhur problemin, kanë shtuar pandehmat, dyshimet aq sa shpesh gazeta prestigjioze europiane me keqardhje e them e kanë konsideruar vendin tonë narkoshtet. Ju jeni vjetruar në pushtet prej 11 vitesh për fajin tonë, po në po korrigjojmë vetveten që të keni mundësi dhe ju të shkoni në opozitë dhe të reflektoni. Në vitin 2013 shkuat në Lazarat dhe e mbyllet si vatër kanabisi. “Bravo çuna” tha ministri që më vonë e beri gjithë Shqipërinë jeshile, shtet të kanabizuar. Vetëm në sheshin Skënderbej nuk kishte të mbjella, se nuk zinte mirë tek ato pllakat! Pastaj pjesa tjetër e Shqipërisë dihet.
Sot shumë gjimnazistë dhe studentë, shumë pjesë të shoqërisë janë prekur nga problemi i drogës. Në raporte, kudo Shqipëria përmendet si rrugë kalimi e udhëkryq drogërash të forta! Nëse nuk i adresojmë në Parlament ku tjetër do flasim për këto tema?
Tani kam një lutje, njerëzore, të përulur, si e tillë jo obliguese, nga simpatia mund ta pranoni, nga empatia të heshtni, nga antipatia ta refuzoni: mqs po zgjatet ditët dhe ju po hapni akademinë politike, ndonjë buze akshami si axhami që jam në këto punë të vi e të nxë, të mësoj, si bëhet një mocion, si thirret një interpelancë, të mësoj çfarë duhet e çfarë jo, të kuptoj thelbin e demokracisë, të dëgjoj leksionet e Spiropalit të cilës ja çmoj retorikën, ata të Çuçit, Mimisë e sidomos Shalsit. Tani kam një kërkese serioze!
Ju lutem na i shkruani ju mocionet kërkesat. I dini ju të gjitha, ju keni monopolin e së vërtetës dhe të drejtës, e shkruani vetë dhe ju pëlqen ju vete! Ndaj çfarë duhet Opozita, kjo është një tepri. Mendon qeveria megjithëse interesi i qytetarëve dhe ai i saj janë në përplasje të vazhdueshme.
Lini një Përgjigje