TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2024, 17:53

E ka rikthyer apo jo Berishën në grup? Bardhi devijon nga qëndrimet, Kuvendi e lë Saliun deputet të pavarur

Shkruar nga Pamfleti

E ka rikthyer apo jo Berishën në grup? Bardhi devijon nga

Sali Berisha vijon të jetë deputet i pavarur, pavarësisht se javën që shkoi pati një kërkesë nga Gazmet Bardhi për të rikthyer të përjashtuarit.

Nëse shihet faqja zyrtare e Kuvendit, të gjithë deputet kanë kaluar te grupi i PD, por jo Berisha. Kush e ka fajin, Gazmet Bardhi apo Lindita Nikolla.

Kreu i grupit u pyet sot nga gazetarët për këtë zhvillim dhe ai devijoi, duke ngritur pikëpyetje nëse vërtet ka kërkuar afrimin e Berishës.

Unë do ti qëndroj arsyes pse kam dalë të ju komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së. Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në inertes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë,. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023’, tha Bardhi. 

Lini një Përgjigje