
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, nënkryetari Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion, duke thënë se nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes.
“Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”, deklaroi Gogu.
Lini një Përgjigje