TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2026, 11:07

“Keni smirë politike”, Vokshi e Gogu akuza në Kuvend: Mashtrues publik, kërko falje

Shkruar nga Pamfleti
“Keni smirë politike”, Vokshi e Gogu akuza në Kuvend:
Vokshi e Gogu

Toni Gogu, ministër i Drejtësisë, dhe Albana Vokshi, deputete e PD-së, u përfshinë në një debat në sallën e Kuvendit sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ishte deputetja demokrate që akuzoi ministrin Gogu për mashtrim publik lidhur me IBAR-in. Vokshi theksoi se Gogu ka mashtruar publikisht kur ka deklaruar se IBAR për Shqipërinë është miratuar nga BE, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite, nuk ka një vendim për miratimin.

“Dy ditë më parë, ende pa u shpërndarë mbledhja, ministri Toni Gogu doli në konferencë dhe dha lajmi që IBAR ishte miratuar dhe i kishte kaluar Këshillit të Ambasadorëve. Si mundet, me çfarë pafytyrësie, apo paaftësie, mundet një ministër të japë një lajm që nuk është i vërtetë. Të mashtrojë publikun. Të paktën tre vende anëtare nga 27 kanë pasur probleme me grup-kapitullin e parë. Deri të premten ministri Gogu mund të kishte pritur. Ndaj ministri Gogu që shpërndan lajme të pavërteta, të dalë të kërkojë falje”, tha ajo.

Në reagimin e tij, Gogu tha se opozita kishte smirë politike.

 “Më vjen keq që ju keni kontribuuar në 8 mijë akuza të ngecjes së progresit. Si ka mundësi që smira juaj politike ndaj progresit të një shoqërie të tërë, se jeni i vetmi formacion shoqëror që shkoni pas. Shkoni 36 vjet pas. Jeni i vetmi formacion që nuk pasqyroni progresin drejt BE, ndërkohë që Shqipëria ecën. Ngrini akuzat, por unë i kam dëgjuar dhe më parë. i kam dëgjuar kur thoni; kryeministri nuk shkon dot në Amerikë, nuk vazhdon dot Shqipëria të ecë përpara”, tha ai.



vokshi gogu debati

Lini një Përgjigje