TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 21:47

“Ke zhdukur pluralizmin duke përjashtuar 24 deputetë”, ironizon Murrizi: Këtë situatë do ta kishte shumë zili edhe Haxhi Lleshi

Shkruar nga Pamfleti

“Ke zhdukur pluralizmin duke përjashtuar 24 deputetë”,

Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka folur për situatën aktuale politike të opozitës, me 24 deputetë të përjashtuar nga Kuvendi dhe 2 të tjerë të burgosur politikisht.

Sipas Murrizit, nga niveli por edhe nga përbërja, parlamenti i viteve '97 ishte në grykën e armëve të zjarrit ka pasur tjetër integritetet dhe nuk ka pasur kontigjentë të këtij lloji, siç ka në Parlamentin e sotëm.

Ai ka ironizuar duke thënë se këtë situatë do ta kishte shumë zili edhe Haxhi Lleshi.

“Në 97, PD ka qenë në kushtet që nga Shkumbini deri në Janinë nuk vuri dot kandidatë, ka fituar 16 deputetë gjithsej, 8 nga lista 24, 6 aleatët, totali shkon në 30. Parlamenti ka qenë 155 dhe PS kishte 125, dhe kurrë nuk ka pasur reprezalje, përjashtime, jo dy mujore se kjo është rregullorja e re e këtyre.

Nëse merren 3 vendime gjithsej, ky vendim mbyllet në dhjetor, kur parlamenti mbyllet nga data 19 ose 26 dhe sipas rregullores ose kushtetutës hapen të hënën e tretë të janarit, në datë 20, pra me tre vendime, asnjëri nga deputetët e PD, deri në zgjedhjet e 2025, nuk shkojnë në sallë.

Pra 8 muaj para, në një farë mënyre ke shfarosur opozitën në parlament, pra ke zhdukur pluralizmin duke përjashtuar 24 deputetë të opozitës.

Këtë situatë do ta kishte shumë zili edhe Haxhi Lleshi, pas vdekjes së Enverit se para nuk e bënte dot këtë.

Unë e them shpesh herë që edhe nga niveli edhe nga përbërja ai parlament edhe pse ishte në grykën e armëve të zjarrit, nën diktatin e komiteteve të shpëtimit, banda të ardhura nga llumhanet që na rrethojnë nga këto diplomatët që thoni ju, me mision në atë kohë ka pasur tjetër integritetet dhe nuk ka pasur kontigjentë të këtij lloji”, tha Murrizi për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje