
KAS ka rrëzuar kërkesat ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në 4 qarqet kryesore: Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Fier.
Në këtë mënyrë, KAS ka legjitimuar zgjedhjet e 11 majit në këto qarqe, duke rrëzuar kështu kërkesat për ripërsëritjen e zgjedhjeve.
Pak ditë më parë përfundoi edhe rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi. Në asnjë prej qarqeve të rinumëruara nuk pati ndryshime rezultati dhe ndikim në shpërndarjen e mandateve, ku socialistët e Edi Ramës do të kenë nën kontroll 83 vende në Parlamentin e ri, ndërsa PD e Sali Berishës vetëm 50 deputetë.
.
Lini një Përgjigje