TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 15:25

Nga ‘fansi i garderobës’ te ‘Zegjineja e SPAK’, rindizet ‘lufta’ Meta-Kryemadhi; ish-çifti sherr për milionat që u vodhën shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Nga ‘fansi i garderobës’ te ‘Zegjineja e SPAK’,

Kryemadhi i përgjigjet Ilir Metës, nxjerr edhe foton e vizës amerikane...

Pasi jetuan prej mbi 20 vitesh në luks, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi tani kanë nisur t’i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. SPAK pak ditë më parë zbuloi një tjetër aferë, pasi Kryemadhi ka shpenzuar afro 300 mijë dollarë për qejfe në SHBA, Londër apo Austri.

Meta bën të paditurin se nuk ka pasur asnjë dijeni se çfarë bën gruaja e tij dhe kërkon t’ia hedhë asaj fajin duke shpresuar se do të dalë nga qelia. Por sot sherri mes tyre ka marr përmasa më të forta.

Fillimisht foli Kryemadhi, e cila doli shkoi në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë: "E para sa i përket kartës për të cilën Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua të them diçka. Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia. Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK. 245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore. Dhe ajo që dua të them është që seli ka shpenzimet e veta. Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia. Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës".

Por nuk vonoi reagimi i Ilir Metës. Në një postim në rrjete sociale, ai e quajti ‘Zeqine’ e SPAK. Meta tha se iu kishte kërkuar fëmijëve që ti thoshin Kryemadhit të mos ja përmendte më emrin, por sipas tij ajo po e përdor për interesa të caktuara.

Kreu i PL, mohoi çdo akuzë për përfshirje në çështje penale dhe akuzoi SPAK për manipulim dhe izolim politik. Meta theksoi se nuk beson në vërtetësinë e pretendimeve për kartat bankare, duke i cilësuar si mashtrime për të justifikuar hetimet ndaj tij.

"Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK-ut. Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të. Por, kur të komandon halli bëhesh “Zeqine" e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes" dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë. Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje "Zeqinesë" të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh", shkruan Meta.

Nga ‘fansi i garderobës’ te ‘Zegjineja e SPAK’,

Por pak më parë ka reaguar sërish Monika Kryemadhi, e cila ka postuar një foto të vizës amerikane. Ajo ka dashur të justifikojë milionat që ka shpenzuar që qejfe dhe veshje luksi.

Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem “detyrim paraqitje” pranë SPAK. Si e shikoni viza amerikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit të Zeqinesë e as fansit të garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune”, ka shkruar Kryemadhi.

Pra duket se Meta e Kryemadhi nuk po dinë të justifikojnë milionat që kanë shpenzuar nga paratë që u vodhën qytetarëve dhe tani fajësojnë njëri-tjetrin. /Pamfleti

Lini një Përgjigje