TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 15:46

“Krerët e qarqeve që dështuan të dorëhiqen”, Murrizi: Berisha gjahtar i pakujdesshëm, ka promovuar figura pa vlerë

Shkruar nga Pamfleti

“Krerët e qarqeve që dështuan të

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka deklaruar se largimi i Sali Berishës do e copëzonte Partinë Demokratike në disa fraksione.

Ai e cilëson Berishën si një “gjahtar të pakujdesshëm” që ka promovuar figura artificiale dhe ka dobësuar partinë. Sipas Murrizit, drejtuesit aktualë që kanë dështuar duhet të dorëzojnë mandatet.

Ai theksoi se PD ka nevojë për riorganizim të thellë dhe largim nga vendimmarrjet pa transparencë.

Në këto kushte, Sali Berisha ka qenë si gjahtar i pakujdesshëm. Ka shkuar të vrasë shkulëza dhe ka vrarë qentë e gjahut. Është përpjekur të krijojë figura butaforike e artificiale, ka dështuar. Nëse Berisha ikën nesër, do ketë 7 PD. Një do e krijojë njëri, një tjetri. Mua PD më ofroi vetëm siglën, kisha shumë kundër dhe mora mbi 7500 vota.

Berisha nuk duhet të jetë më peng i fjalës së dhënë. Iu dha fjalën disa figurave aty, ata ikën dhe erdhën sërish e i futi të gjithë në parti pa primare, drejtues qarqesh. Gjithë drejtuesit e qarqeve që kanë marrë më pak deputetë se lista e mbyllur, duhet të ikin e po të kenë moral, duhet të dorëzojnë mandatin”, tha ai në “News 24”.

Lini një Përgjigje