TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 15:37

Pas sulmit ndaj prokurores së Shkodrës, Rama ndan videon e prishjes së fshatit turistik në Theth! 

Shkruar nga Pamfleti

Pas sulmit ndaj prokurores së Shkodrës, Rama ndan videon e prishjes

Kryeministri Edi Rama pas sulmit të drejtpërdrejtë ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, ka publikuar në rrjetin social e tij “Facebook”, videon e prishej së biznesit pa leje në zonën e Thethit nga IKMT-ja.

Më tej ai vijoj me sulmet ndaj prokurores duke thënë se ajo ka injoruar të gjitha denoncimet e ardhura në tavolinën e saj nga ana e policisë dhe duke vendosur të mos nisë hetim për rastin. Kreu i qeverisë theksoi se e gjithë kjo rrëmujë është për faj të kësaj prokurorje. 

"Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi! Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel - që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin - ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit 

Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!", shkruan Rama. 

Lini një Përgjigje