
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se gjatë takimeve të grupit të tij dha atij të ish kryeministrit Berisha, është folur për mundësinë ndryshimit të strategjisë së opozitës, por aktualisht aksioni opozitar do të vazhdojë.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Bardhi tha se mohimi i komisioneve hetimore nuk mund të lihet të kalohet në heshtje, ashtu si dhe reforma e re zgjedhore, e cila sipas tij duhet të përfshijë të gjitha palët në diskutim.
“Patjetër që në mbledhje e grupit është diktuar strategjia por nuk përjashtohen edhe diskutimet për situatën brenda PD-së kolegët kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet për zhvillimet brenda partisë. Unë e kuptoj që padisutum ne jemi në politikë, jemi parti proklitike, por ky nuk duhet të jetë i vetmi qëllim përse opozita ekziston.
Nëse deputetëve të opozitës iu mohohet çdo e drejtë e mundshme çfarë vlerë ka të ngremë zërin. Ka pasur një situatë në kuvend dhe kjo e ka shtuar arrogancën e mazhorancës. Për një kohë rrëzoheshin…
Rrëzoheshin kërkesat për komision hetimor dhe nuk ngrinte kush zërin. Kjo u bë traditë. Brenda një javë duke parë që kërkesat rrëzoheshin dhe në nuk reagonim rrëzoheshin pa asnjë arsye,. As opinioni publik nuk ka ditur. Është interes i qytetarëve që zgjedhjet në Shqipëri të kenë disa garanci”, deklaroi Bardhi.
Lini një Përgjigje