TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 21:36

“E pyetën për 10 persona”, Genc Gjokutaj tregon detajet e marrjes në pyetje të Berishës: Fillimisht pati debate të forta me prokurorët

Shkruar nga Pamfleti

“E pyetën për 10 persona”, Genc Gjokutaj tregon detajet e

Avokati Genc Gjokutaj ka treguar detaje se çfarë ka ndodhur dje mbi paraqitjen e Sali Berishës në SPAK.

Në një emision, Gjokutaj tregoi se prokurorët i janë drejtuar Berishës me pyetje të cilat bien ndesh me veten. Avokati thotë se Berisha u është përgjigjur në mënyrë shteruese dhe me përpikmëri të gjitha pyetjeve, edhe pse pa asnjë akt përpara.

Ata nuk e prisnin prezencën e Berishës. Në fillim pati një debat mbi mënyrën e thënieve të z.Berisha.  Ai bëri një deklaratë në fillim para se ta pyesnin, ku prokurori i tha se nuk jeni në miting. Berisha iu përgjigj: Jo, unë jam përfaqsues politik.

U gjet një mënyrë që në formë të një memoje, do ta çmoj z.Berisha këtë, t’i dërgohet SPAK-ut ajo deklaratë.

Kjo deklaratë ishte grupi i strukturuar kriminal. Rama në mungesë, Dumani në mungesë, Kraja prezent dhe Millonai prezent.

Pyetja e parë e prokurorëve ndaj Berishës ishte: Ku keni punuar pas vitit 1995.

Sigurisht që ai e priti me një habi sepse nuk po kuptonte që kjo a ishte pyetje serioze e prokurorëve apo ishte për të çtensionuar situatën. Më pas, pyetën për 10 persona, për të cilët Berisha tha nuk di të gjithë të parët e kryeministrisë me emra, unë di drejtorët e departamenteve, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë. Gjithsej ata kanë bërë 3-4 pyetje për të cilat Berisha ka dhënë shpjegim shterues.

Një nga pyetjet që Berisha shpjegoi ishte sinkronizimi i ligjit për privatizimin me ligjet për sportin dhe me kthimin e kompesimin e pronave. Kishte kundërshti me një memorje të habitshme sepse ai nuk kishte akte përpara. I ka shpjeguar me nene.

Kur e pyetën se ku ka punuar pas vitit 95’ Berisha tha merrni CV-në time të shihni se ku kam punuar unë. U tha më pas se pse nuk e pyesni për fakti se është ndërruar destinacioni, nga klub sportiv në shesh banimi.

Ata kanë rënë në mina me këmbët e tyre sepse ata thonë që ka filluar në kohën e Berishës kjo punë . Pyetja se ku ke punuar nga 95’-sa e këtej tregon që procedura ka filluar që në 95-ën. Në fakt, të gjitha qeveritë e mundshme janë marrë me këtë çështje  dhe kjo është një boomerang i madh i këtij SPAK-u”, tha ai në "Syri TV".   

Lini një Përgjigje