TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 21:20

"Foltorja" kërcënon me përshkallëzim të aksionit opozitar, Noka: Rama nuk na tremb dot

Shkruar nga Pamfleti

"Foltorja" kërcënon me përshkallëzim të

Deputeti demokrat Flamur Noka duke komentuar situatën politike në vend deklaron se parlamenti ka rënë, ndërsa opozita do të vijojë përshkallëzimin e aksionit të saj.

Noka, edhe pse vetë është përjashtuar nga punimet e parlamentit, ka thënë se Rama nuk mund ta stepi opozitën nëpërmjet ashpërsimit të masave.

Demokrati Noka thotë se sot Kushtetuta nuk respektohet më.

“Ai parlament ku opozita nuk respektohet, nuk dëgjohet, kushtetuta nuk konsiderohet dhe ai parlament nuk mund të jetë funksional, ky parlament ka rënë. Kemi një Edi Ramë aty, një kukull me telekomandë aty dhe një tufë me kartona që noterizojnë çdo gjë që i çon regjimi. Në këtë vend parlamentarizmi është duke u shuar. Këtij aksioni, Rama të nxjerrë dhëmbë e dhëmballë, nuk i ndalemi. Ne do të avancojmë do ta përshkallëzojmë aksionin”, ka thënë Noka.

Sipas opozitarit Noka parlamenti nuk është më legjitim por përfaqëson bandat, kriminelët e patronazhistët.

“Ai parlament nuk përfaqëson më shqiptarët. Opozita është aset kombëtar dhe një parlament që kërkon të godasë asetin e kombit të vet nuk është legjitim. Një parlament që kërkon të kthejnë monizmin pa opozitë, nuk përfaqëson popullin mund të përfaqëosjë bandat, kriminelët e patronazhistët por ai parlament nuk përfaqëson popullin”, ka deklaruar Noka në një intervistë për A2 CNN.

Ai tha se në këto kushte, demokratët nga dita në ditë kërkojnë përshkallëzimin e aksionit opozitar.

flamur noka sali berisha parlament

Lini një Përgjigje