
Lulzim Basha ka zgjedhur ta zhvillojë në heshtje “luftën” e tij duke shmangur përballjet me deputetët që mbështesin Sali Berishën.
Analisti Mentor Nazarko ka komentuar sjelljen e Bashës duke thënë se ai njëkohësisht po shmang edhe krijimin e shumicës mes demokratvëe.
Sipas Nazarkos, nëse do të ishte ky qëllimi I Bashës atëherë ai do të ishte më aktiv dhe do të distancohej në mënyrë reale nga berishizmi.
“Kam frikë, se në teresinë e sjelljeve të veta, partia e zotit Basha, duket sikur është e interesuar për të pasur një Parti Demokratike që të ketë një përqindje të vogël bllokuese në zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket sikur ka një zgjedhje të qëllimshme të zotit Basha, që të mos hyjë në përplasje me pjesën tjetër, ose të mos tentojë që të arrijë të bëhet shumicë brenda demokratëve. Po të kishte një qëllim të tillë, do të ishte më pro aktive, do të kishte më prani mediatikisht, do të kishte distancim real nga berishizmi. Unë nuk e shoh këtë”, ka thënë Nazarko.
Sipas Nazarkos, Basha kërkron të ruajë pozicionin e privilegjuar që ka për shkak se është alternativa reale që ka edhe vulën e partisë.
“Qëllimi real i sjelljes së kësaj pjese të demokratëve, është që të ruajnë pozicionin e privilegjuar që kanë për shkak se janë alternativa reale, alternativa e vulës. Mendoj se ky është qëllimi real i Partisë Demokratike të zotit Basha. Pala tjetër kërkon ta prishë status quo-në. Partia e zotit Berisha ku edhe Bardhi i është bashkuar, synon ta prishë status quo-në dhe të jetë edhe faktor legal”, theksoi Nazarko në intervistën e tij për ABC News.
Lini një Përgjigje