
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar lidhur me diskutimet për Reformën Zgjedhore.
Sipas Bejkos të dy kampet po shohin interest e tyre por ndërkohë kanë marrë peng reformën.
Bejko ka hedhur akuza se në emër të demokratëve po flasin persona të paautorizuar por që mbahen në jetën politike nga marrëveshjet mes Ramës e Berishës.
Sipas tij i vetmi person i autorizuar për të folur për Reformën Zgjedhore në emër të Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj.
“Ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilët jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie. Sa herë që disa individë ndryshojnë qëndrim, ata thjesht lëpijnë atë që kanë pështyrë, por nuk mund të ndryshojnë dot qëndrimin dhe bindjen e thellë të PD-së për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e shqiptarëve”, ka thënë Bejko.
Sipas tij përfaqësuesit e Berishës nuk mund të jenë pengmarrës të interest të qytetarëve për lista të hapura, votimin dhe numërimin elektronik dhe votën e diasporës.
“Halli me drejtësinë dhe frika nga vota e qytetarëve që këta individë kanë, nuk mund të bëhet pengesë për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë deputetët e tyre, dhe diasporës të drejtën e mohuar për të votuar”, ka thënë Bejko.
Lini një Përgjigje