TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 17:06

Shfuqizimi i ligjit për studentët e mjekësisë, Tabaku: Opozita në shërbim të qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Shfuqizimi i ligjit për studentët e mjekësisë, Tabaku:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për studentët e mjekësisë, deputetët opozitarë vijojnë reagimet e tyre duke u krenuar për kontributin e dhënë në këtë kauzë.

Deputetja Jorida Tabaku thotë se vendimi i sotëm është një dëshmi se si politika mund t’i shërbejë qytetarëve.

“Një grup studentësh patën vizionin, vendosmërinë dhe besimin për ta çuar betejën e tyre në institucione. Patën besimin se së bashku me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike do të mund të zhbënin nismën antikushtetuese të ndërmarrë nga qeveria”, shkruan Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi vërtetësinë e kauzës dhe se është një fitore për studentët.

“Shfuqizimi i detyrimit për studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite pas përfundimit të shkollës është fitorja e studentëve. Por, njëkohësisht dhe një dëshmi se si politika mund t’i shërbejë qytetarëve. Një provë e fortë se si opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar por edhe duke punuar për to”, shkruan Tabaku.

jorida tabaku studentet e mjekesise gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje